U bënë tre muaj që Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Vrapi, janë bekuar me një vajzë, të cilën e kanë quajtur Emi. Sot, vogëlushja mbush 3 muaj jetë dhe Jonida ndau në Instagram një foto të ëmbël të së voglës, por sërish duke i ruajtur identitetin.
“3-mujori na gjeti duke bërë abdominale. Si sot 3 muaj më parë, jeta ime mori tjetër kuptim falë teje Emi ime, drita e syve të mi që vdes fare mama për ty!,”- shkruan Jonida, duke i dedikuar kështu fjalët më të ëmbla vajzës.
Emi erdhi në jetë më 18 qershor dhe që prej asaj kohe, jeta e Jonidës ka ndryshuar shumë. Ajo është bërë kryefjala e jetës së çiftit, të cilët tashmë janë në qiellin e shtatë nga lumturia dhe nga jeta e re si prindër.