Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka përkujtuar 22 vjetorin e vr as jes së liderit të Lëvizjes Studentore dhe heroit të demokracisë, Azem Hajdari. Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një foto të hershme, ku shfaqet mes Hajdarit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Dixhiturë e fotos është një mesazh…

“Kur kishte opozite!”, shkruan Topalli duke lënë të kuptohet kështu edhe një mesazh për opozitën aktuale. Disa ditë më parë kujtojmë që, ish-parlamentarja Topalli ka paralajmëruar se nuk do të kthehet në Partinë Demokratike, për sa kohë ajo do të drejtohet nga Lulzim Basha.