Olivier Giroud, gjithashtu. Me emrin e nxehtë të Luis Suarez në krye të listës së dëshirave, Juventusi shfleton disa fletë për të gjetur qendërsulmuesin e ri, pas divorcit me Gonzalo Higuain. Sipas “Sky”, emri i sulmuesit të Chelsea shfaqet në fletoren bardhezi, midis alternativave, teksa duket se po zbehet mundësia e marrjes së sulmuesit të Barcelonës (në sfond është edhe opsioni Moise Kean). Juve për Giroud do të kishte gati një kontratë 2-vjeçare, me vlerë 4.5 milionë euro në sezon.

Për të siguruar kartonin e francezit, do të duhet të paguajë 5 milionë euro te blutë e Londrës. Kampioni i botës më 2018 sheh përsëri shansin për të zbarkuar në Serie A, pasi ishte një hap larg Interit dhe Lazio në merkaton e janarit. Interesimi i Villarreal për Mattia De Sciglio duhet të theksohet gjithashtu. Lëndimi i Alberto Moreno bëri që “nëndetësja e verdhë” t’i kthejë sytë nga ish-mbrojtësi i Milanit.