Dritan Abazovic, një nga figurat më të lakuara në politikën malazeze, sidomos pas deklaratave të tij se Skënderbeu është serb, përcaktoi fatin e qeverisë së re në Malin e Zi. Dritan Abazovic ka qenë pranë shqiptarëve në kohën e tragjedisë së 26 nëntorit, ku Shqipëria veriperëndimore u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 dhe si pasojë 51 vetë humbën jetën.
Abazoviç ishte një nga themeluesit e partisë politike ‘Mali i Zi Pozitiv‘ në 2012, partia në zgjedhjet e para fitoi 7 nga 81 vende, duke e bërë Abazoviçin anëtarin më të ri të Parlamentit të Malit të Zi. Më 2014, pas një përçarje në parti, Abazoviç u largua nga ‘Mali i Zi Pozitiv‘, duke shërbyer si një deputet i pavarur përpara se të bashkohej me ‘Aksionin e Reformës së Bashkuar’ (URA) themeluar në 2015.
Ai aktualisht është Kryetar i URA dhe personi i cili do të ketë në duar fatin e qeverisë së re në Malin e Zi.