Pronarët e qenve në Arabinë Saudite mund të shijojnë tani një filxhan kafe përkrah qenit të tyre që prej hapjes së një lokali që lejon qentë, i pari në mbretërinë ultrakonservatore. Bar-kafeja “Barking Lot”, që hapi portat në qershor në qytetin bregdetar të Hobarit, është kënaqësia e adhuruesve të kafshëve në një vend ku pak vende në natyrë janë të aksesueshme për qentë.

Këto ambiente zakonisht janë të ndaluara në hapësirat publike dhe konsiderohen të papastra në fenë Islame, ndryshe nga macet. Strehat për kafshët janë ndërtuar në disa qytete dhe adoptimi i kafshëve endacake është bërë më popullor në mbretërinë e cila po modernizohet në disa nivele si pjesë e planit “Vizioni 2030” të princit trashëgimtar Mohammed bin Salman.