Në 5-vjetorin e martesës, Vesa Luma mori një propozim të dytë nga bashkëshorti i saj, Big Basta. “Nëse do të propozoja prapë, a do martohesh për herë të dytë me mua? Po, Jo? Të dua”, shkroi reperi në një fletë për ta pyetur partneren nëse do martohej sërish me të. Përveç Vesës edhe ne u surprizuam dhe nuk e kuptuan nëse kjo ishte e vërtetë apo një lojë mes dyshes. Mirëpo e ftuar në emisionin “Rudina”, Vesa ka treguar se propozimi ishte real dhe shumë shpejt ajo dhe Big Basta do bëjnë një ceremoni të dytë martesore. Këngëtarja tha se arsyeja e vetme për martesën e dytë lidhet me djalin e tyre Lianin.
“Po, do martohemi për herë të dytë. Në fakt nuk kemi plane fare. Nuk e kemi zgjedhur vendin, por djali sa herë e sheh atë videon e dasmës thotë pse s’kam qenë dhe unë më keni lënë vetëm dhe ju jeni kënaqur duke kërcyer dhe nuk më keni marrë mua”, u shpreh Vesa. Këngëtarja tregoi se ajo dhe Big Basta vendosën të zhvendoseshin në Zelandën e Re pasi panë që Liani do të kishte një të ardhme më të sigurt atje se në Shqipëri apo Kosovë. Në fund të emisionit ajo u përlot, duke u shprehur se ndjen mall për Shqipërinë. Gjatë ditës së sotme Vesa Luma publikoi në Instagram një tekst shumë emocionues të shkruar nga Big Basta, që përshkruan gjithë rrugëtimin e tyre drejt Australisë dhe largimin e trishtë nga Shqipëria.