Të paktën 131 persona janë urdhëruar të karantinohen në Schattdorf të Gjermanisë, pasi kanë marrë pjesë në një dasmë, të shtunën e kaluar. Një prej të ftuarve në ceremoninë martesore ka dalë pozitiv me Covid-19 dhe për pasojë autoritet shëndetësore kanë njoftuar se të gjithë të pranishmit e tjerë në dasmë duhet të karantinohen, pasi rrezikojnë të jenë infektuar.
I infektuari, i cili është një punonjës spitali ka thënë për mediat gjermane se ka shenja të sëmundjes dhe ndihej i dobët fizikisht. “Ndjehem i lodhur. Të dielën pas dasmës ndjeja një lloj gërvishtje në fyt. Të hënën u testova”, ka treguar ai.(abcnews)