Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë më 3 qershor. Që prej ardhjes në jetë të vogëlushit, Krid jeta e tyre ka ndryshuar totalisht.
Si Klea dhe Elgiti kanë ndarë shpejt në rrjetet sociale momentet më të ëmbla me vogëlushin e tyre, Krid. Një prej këtyre momenteve Doda ka vendosur ta bëjë tatuazh në trupin e tij, duke e përjetësuar përgjithmonë atë kujtim.
Ai ka bërë tatuazh një prej fotove që e ka ndarë dhe me ndjekësit në ‘Instagram’, ku shfaqet gjatë perëndimit të diellit me të birin në krahë.