Rita Ora është një prej emrave të njohur të industrisë së muzikës, e cila i kushton kujdes të veçantë paraqitjeve publike.
Këngëtarja, së fundi ka marrë pjesë në një event të organizuar në “Fendi”, në Javën e Modës në Milano. Për këtë paraqitje, ajo zgjodhi të vishej tejet elegante, me kostume e aksesor të brandeve më të njohura në botë.
Çmimin më të lartë e kishte çanta “Fendi”, e cila kushtoi 2,790 funta (3.054 euro), çizmet 850 funta, syzet 315 funta, ndërsa vathët 690 funta.