Këngëtarja Dafina Rexhepi, së fundmi ka zgjedhur të marrë një shkë putje nga karriera muzikore, dhe mesa duket para pak çastesh zbuluam edhe arsyen. Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Rexhepi na njohu me ngjarjen e bukur të rom ncës së saj. Në breg të detit, me siguri i ulur në gjunjë, partneri i ka bërë pyetjen emocionuese këngëtares së njohur; a do të martohesh me mua?’

Në fotot pasuese sigurisht edhe merret mend përgjigja që Dafina i ka dhënë të zgjedhurit të saj, e po ashtu tani e kemi një arsye se pse artistja nga Kosova ka marrë ‘pushimet’ në kar rierën muzikore, të paktën për momentin. Sakaq fansat e Dafinës urojnë që kjo gjendje e mirë shpirtërore t’ i shërbejë asaj për të krijuar këngë e hite si më herët.