Të gjithëve prej nesh na ndodh që në momente të caktuara të mos kemi as dëshirën më të vogël për të punuar apo për t’u marrë me studimet. Gjejmë lloj-lloj justifikimesh që t’u shpëtojmë përgjegjësive të zakonshme dhe thjesht të kalojmë kohën bosh, pa asnjë impenjim. E dimë që koha është flori, por sërish nuk i shpëtojmë këtij lloj dembelizmi. Por si zgjedh secila prej shenjave ta har hojë kohën, kur, në fakt, duhet të ishin duke bërë diçka të dobishme?
Dashi : Hyn në një debat politik në Facebook… Demi : Pastron kuzhinën si e çmendur dhe fillon të planifikojë një darkë me miqtë… Binjakët : Telefonon një mike për të (bërë thas hetheme) pyetur si është… Gaforrja : Fillon të shkruajë një email, e ruan te draftet, fi ksohet, e rihap, e korrigjon, e ruan te draftet… Luani : Del për pazar dhe përfundon duke blerë çdo veshje… Virgjëresha : Bën lista këngësh, rregullon listat e filmave…
Peshorja : Ndalon për të shkrepur një selfie dhe përfundon në një shërbim fotografik që i ha gjysmën e ditës… Akrepi : Hyn padashje te faqja e Facebook-ut e ish të dashurit, harxhon 3 orë duke e përndjekur nëpër internet… Shigjetari : Fillon dhe lexon diçka të pavlefshme… Bricjapi : Nuk e kupton se pse njerëzit duhet ta harxhojnë kohën kot… Ujori : Shkon në palestër për një vrap të shpejtë. Rri dhe për kardio dhe muskuj barku. Peshqit : Cakton një seancë “urg jente” masazhi ose terapie…