Edhe pak ka mbetur që moderatorja e njohur Arbana Osmani të bëhet nënë për herë të dytë. Megjithëse e ndau lajmin e bukur në ditën e lindjes së partnerit, Eduartit, Arbana ka vendosur të jetë e rezervuar lidhur me detaje të tjera rreth shtatzënisë së saj. Ende nuk është konfirmuar nga çifti gjinia e bebushit, por lart e poshtë po flitet se moderatorja dhe Eduarti po presin një djalë. Ky do të jetë djali i dytë i Arbanës, pas vogëlushit Jon nga martesa e saj e parë dhe fëmija i parë për Eduartin.

Arbana nuk është kursyer aspak me pamjet gjatë kësaj periudhe të pritjes së ëmbël. Foto nga pushimet me familjen, foto nga gatimet në shtëpi apo darkat dhe drekat me mikeshën e saj Xhemi, na kanë shoqëruar vazhdimisht. Pak ditë më parë, “iconstyle.al” solli një foto të moderatores në rrugët e Tiranës. Me një fustan të shkurtër me lule moderatorja ekspozon barkun e rrumbullakosur, ndërsa ecën dorë për dore me Eduartin.

Së fundmi, “Panorama Plus” ka publikuar të tjera foto të saj, por kësaj here me bikini. Arbana shihet në pishinë nën shoqërinë e së ëmës dhe Jonit, teksa duhet ta pranojmë se duket shumë bukur dhe shtatzënia i ka falur goxha nur. Ditë më parë moderatorja ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, ku nuk kanë munguar pyetjet rreth bebushit.

Një prej ndjekësve e ka pyetur Arbanën se çfarë emri ka menduar për të voglin dhe ajo i është përgjigjur se i pëlqejnë emrat shqiptar, por pa zbuluar ndonjë. ”E di që është shumë herët, por cilët janë emrat e tu të preferuar për fëmijë?”- ka pyetur ndjekësja. “Emrat shqiptarë,”- është përgjigjur Arbana.