Një takim i parë me dikë zakonisht shoqërohet me an kth dhe pasiguri, dhe sa më shumë përpiqesh të bësh figurë të mirë, më baltë e bën. Do t’ju tregojmë tre shenjat që e djallosin fare që në takimin e parë, por krejt padashje, dhe pastaj kërkojnë një shans të dytë.
Dashi
Takimi me një Dash vjen si një aventurë argëtuese, pasi kjo shenjë zjarri është plot pasion dhe të nxit ta shijosh momentin në maksimum. Ata janë optimistë dhe mundohen të frymëzojnë dhe atë që kanë pranë. Por gjithë ai entuziazëm dhe intensitet nuk bën gjithmonë përshtypje të mirë, në një takim të parë. Megjithatë, Dashi nuk heq dorë nga ajo që do dhe kërkon një mundësi të dytë. Ata janë mësuar të marrin atë që duan, sepse kanë vullnet të fortë, por takimet e para, Dash, zakonisht duan pak delikatesë.
Gaforrja
Kjo shenjë uji dashuron fort dhe me besnikëri, dhe kjo është ajo që i bën ata partner kaq mahnitës. Ata e kanë aftësinë të bëjnë përshtypje të mirë në të shumtën e rasteve, sepse ndihen optimistë dhe brenda tyre ka shumë dashuri, por gjërat komplikohen nëse del në pah ana e errët e Gaforres. Kjo shenjë kërkon gjithmonë siguri dhe e ka të vështirë refuzimin, ndaj kërkon të sigurohet që në takimin e parë dhe kjo gjë jep përshtypjen e një tipi dominant. Taktika për të mos u lënduar, mund të keqinterpretohet në disa raste, e dashur Gaforre!
Virgjëresha
Për një shenjë aq kritike (dhe autokritike) sa Virgjëresha, takimet e para mund të jenë një sfidë e vërtetë. Ata dëshirojnë të bëjnë një përshtypje të shkëlqyeshme që në herën e parë, por seç kanë një tendencë të jenë pozitivë deri në velje dhe të relaksohen aq shumë në biseda me idenë për të qenë vetvetja, saqë ekzagjerohen që në takimin e parë. Si rezultat, ata mund të duken jomiqësorë, kundërshtues apo edhe snobistë, kur në të vërtetë po përpiqen të bëjnë më të mirën e tyre që të jenë vetëm të qetë dhe të përmbledhur. E ndërsa takimi i parë me Virgjëreshën, me gjithë dashurinë që ka brenda saj, mund të ketë shkuar si mos më keq, jepini një shans të dytë, u pa puna, do ta shihni që nuk do të pëndoheni.