Hidhi një sy pesë shenjave që nuk falin e nuk rikthehen në krahët e ish-it para se të bësh diçka të gabuar.

Demi Shenja e tokës, është shumë e ndjeshme dhe nuk fal lehtë pasi plagoset. Të fitosh faljen e një Demi duket dhe në fakt është mision i pamundur. Është shumë i ndjeshëm dhe nuk kthehet tek ata që e bëjnë të ndihet keq.

Binjakët Kreativë dhe kokëfortë, Binjakët nuk e lënë veten të dekurajohen lehtë. Kjo shenjë e ajrit në fakt shumë e vendosur kur vjen puna te zgjedhjet e jetës dhe nuk ka asnjëherë një terren të mesëm. Gjithmonë shikon përpara në rrugën e tij. Nëse je ndarë nga një Binjak, lamtumirë përgjithmonë.

Luani Shenja e zjarrit nuk do të kthehet me një ish dhe arsyeja është kryesisht krenaria, pika e dobët e kësaj shenje. Ka tendencë për të dominuar edhe në çështjet e dashurisë. Nëse e humb njëherë e ke humbur përgjithmonë.

Virgjëresha Virgjëresha është një nga shenjat zodiakale më të dhëna ndaj vlerave dhe tradhtimi i besimit ose mungesa e respektit është si blerja e një bilete me një drejtim. Me ta nuk ka rikthim. Kur del nga jeta e një Virgjëreshe, del përgjithmonë.

Bricjapi Bricjapi është jo vetëm një nga shenjat më me këmbë në tokë që s`do ta gënjente veten e të bënte sikur harron. Ka krenari dhe nuk do hiqte dorë nga ajo për t`u kthyer me dikë me të cilin është ndarë njëherë se s`ia ka vlejtur.