Kim Kardashian dhe Kanye West nuk janë ndarë dhe këtë gjë sapo na e vërtetoi vetë milionerja. Përmes disa postimeve në Instagram Kim ka treguar se ajo dhe Kanye janë bërë bashkë në Los Angeles, pas udhëtimit të reperit në Haiti, për dasmën e një miku të tyre. Ajo bëri shaka duke u shprehur se për të ishte një natë e rrallë që dilte dhe pinte diçka. Më pas Kim postoi një foto të këmbës së saj dhe Kanye shoqëruar me mbishkrimin: “Takim romantik”.
Ajo nuk ndau të tjera detaje në lidhje me bashkëshortin e saj, por duket se mbrëmjen e kanë shijuar shumë të dy bashkë. Prej kohësh ata përfliten për një ndarje e madje mediat rozë kanë shkruar se Kim ka bërë gati letrat e divorcit, por pret sa t’i kalojë periudha e vështirë e çrregullimeve mendore të Kanye-s.
Martesa mes çiftit më të famshëm të showbizit nisi të shfaqte lëkundjet e para nga momenti kur Kanye vendosi të bëhej pjesë e fushatës presidenciale dhe disa postimeve shokuese në Twitter. Gjatë fushatës në Karolinën e Jugut, reperi tregoi një histori shumë personale, se si ai dhe Kim donin që para disa vitesh të abortonin vajzën e tyre të madhe, North. U tha se këto deklarata të West kanë sjellë probleme në marrëdhënin e tyre dhe se nuk ja kanë dalë ta shpëtojnë martesën paravërsisht se janë përpjekur ta bëjnë të funksionojë.