Xherdan Shaqiri ende nuk e di se ku do të luajë sezonin 2020/21. Ai dëhsiron të qëndrojë në Liverpool, por vetëm nëse Jurgen Klopp i premton më shumë minuta, në të kundërtën mund të kërkojë ekip të ri për sezonin që sapo ka nisur.
Pas ndeshjes me Lincoln City, ku Xherdan Shaqiri shënoi një gol shumë shumë të bukur në fitoren 7-2 të Liverpoolit, Klopp ka dhënë sinjale se gjithçka mund të ndodhë me Shaqën. Ai nuk ka asnjë dyshim në kualitetet e shqiptarit, thotë se s’ka pasur asnjëherë.
“Nuk ka dyshime për cilësinë e Shaqit – nuk ka pasur kurrë”, u shpreh ai. “Për momentin gjithçka duket me të vërtetë mirë dhe duket me të vërtetë premtuese, kështu që ne do të shohim”, deklaroi Klopp.