Me rastin e Ditës Ndërkomëbtare të Turizmit, më 27 tetor Ministri I Turizmit dhe I Mjedisit Blendi Klosi zhvilloi një takim me operatorët turistik, të cilët I falenderoi për punën e bërë. Gjithahstu ai falenderoi dhe mediat për punën e bërë në përcjelljen e shqetësimeve të sezonit si dhe në promovimin e Shqipërisë. “Në datën 10 qershor në Shqipëri zbriti charteti I parë turistik me turist nga bjellorurisia, por që pastaj nuk cedoi në asnjë moment për të sjellë turizëm polak, ukrainas, bjellorus dhe natyrisht fasha të tjera të cilat shënuan një hapje të re. Ia dolëm të ishim konkurent përsa I përket shifrave . Sot më dt 28 shtator kemi 65 për qind vizitorë të huaj që kanë vizituar Shqipërinë krahasuar me 2019 si asnjë vned tjetër.

Në gusht Shqipëria u vizitua nga mbi 600 mijë vizitorë të huaj që shënon , 40-45 per qind krahasuar me 2019 si asnjë vend tjetër . Ia dolëm të kapim një treg të ri I cili tashmë duhet parë me shumë rigorozitet për vitin 2021. Unë mendoj se ka ardhur koha që të gjithë së bashku me të gjithë ju që jeni në tryezë me të gjithë fashat e sektorit të turizmit ne të flasim hapur se çdo bëjmë nga sot e në vazhdim, tha Ministri Klosi. Këtë sezon ne hymë në tregun rajonal, duke patur turistë nga Sernia, Mali I Zi, Bosnja Maqedonia e Veriut. Por, a do të jemi gati vitin tjetër në kushtet e reduktimit të pandemisë dhe zgjerimit të rrugëve të komunikimitme me Maqedoninë e Veriut nëprmjet rrugës së Arbërit, me hapjen e autostradës së Prishtinës për të gjithë Evropën Qëndrore me zhvillimin e infrastrukturës me fillimin e punimeve të Aeroportit të Vlorës, Tynelit të Llogarasë autorstradave të përfunduara, by passi I Vlorës.

Duhet të rrisim kapacitetet në Turizëm. “2020 fal tashmë kontributit shumë të madh, medias, njerëzit të cilët punojnë me rrjetet sociale krijojnë një frymë të brendshme të lëvizjes, së vizitës në këto objekte të trashëgimisë kulturore. Në rast të hapjes së kufijve A do të ketë po të njëjtin frekuencë vizite në këto pika turistike. Kjo është për tu diskutuar dhe ju takon më shumë se kujdo tjetër. Në kuadër të mungesës së panaireve ndërkombëtare klasike, bota po kalon me shumë shpejtësi në panaire on line. Kush do të jetë e ardhmja e komunikimit me operatorët e vendeve të tjera në kudër të bashkërendimit në panairet on line. Kjo është një pikepyetje e madhe që unë sot e shikoj se duhet një dikutim të fort, kush do të jetë raporti nëpërmjet ndryshimit të ligjit të turizmit, I cili është i hapur për çdo diskutim dhe që realisht ka nevojë për të patur komente dhe që gjithësecili nga ju. Pra, të nderuar miqtë e mi, duke qenë fare i përgatitur që pas meje secili nga ju do të ketë kërkesa karshi qeverisë kjo nuk duhet të na pengojë që të vazhdojmë diskutimin. Duke qenë fare i bindur që gjtihësecili nga ju në planin e tij të biznesit për 2020 pati humbje shumë të mëdha”, tha Klosi. Ndërkohë duhet të përgatitemi për sezonin turistik të dimrit si dhe për vitin e ardhshëm turistik.