Largimi i Luis Suarez nga Barcelona është dorë e trajnerit të ri, Ronald Koeman. Këtë e ka konfirmuar vet uruguaiani në ceremoninë lamtumirës. Koeman dëshiron ta rindërtojë Barçën dhe menjëherë pas ardhjes në stol, kishte telefonuar Suarezin për t’i thënë se nuk bën pjesë në planet e tij.

“Ka qenë një muaj i çmendur”, tha fillimisht Suarez. “Klubi kishte nevojë për ndryshime dhe trajneri nuk llogariste në mua”. “E pranoj dhe respektoj vendimin e Koeman që nuk llogarit në mua”, tha ndër të tjera Suarez, duke konfirmuar thirrjen e trajnerit që ia kishte kumtuar lajmin se nuk e do në ekip.

Por, Suarez kishte vazhduar si një profesionist i vërtetë deri në ditën e gjetjes së klubit të ri. “Unë vetëm kërkova të vazhdoj stërvitjen me Barçën si një profesionist derisa të gjej një zgjidhje”. Suarez do ta veshë fanellën e Atleticos dy sezone.