Bashkimi Europian duhet të paraqesë një sistem-semafor të koordinuar për të siguruar informacion të qartë për kufizimet e udhëtimit në vendet brenda Bllokut për shkak të pandemisë, sugjeroi sot Komisioni Europian. “Është e qartë se kemi nevojë për më shumë koordinim”, tha eurokomisioneri për Drejtësinë, Didier Reynders. Propozimi i KE-së bën thirrje për një qasje sistematike, të koordinuar që do t’i jepte fund sistemit arna-arna të kufizimeve.
Për t’i bërë kufizimet më pak të paparashikueshme, organi ekzekutiv i BE propozon që vendet të njoftojnë Komisionin çdo të enjte rreth kufizimeve të udhëtimit të planifikuara për të hënën pasardhëse, për shembull. Që kjo qasje të hyjë në fuqi, propozimi i KE-së duhet të miratohet nga liderët e BE-së.