Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Kosovës dhe Greqisë. Kombëtarja e Kosovës e nisi edicionin e dytë të Ligës së Kombeve me një hap fals përballë Moldavisë në stadiumin asnjanës “Ennio Tardini” të Parmës, pasi nuk mori më shumë se një barazimi 1-1, ndonëse pati kontrollin e lojës dhe krijoi shumë mundësi shënimi.

Megjithatë “dardanët” kanë lënë pas krahëve atë takim, pasi mbrëmjen e sotme do të presin në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, Greqinë në një derbi ballkanik që luhet për herë të parë mes këtyre dy skuadrave.

Challandes ka hedhur në fushë një formacion krejt tjetër që jemi mësuar të shohim, pasi ka mungesa të shumta për sfidën e mbrëmjes së sotme, pasi përveç Muriqit e Zhegrovës, që nuk u grumbulluan fare për shkak dëmtimi, nuk kanë ardhur me skuadrën në Kosovë as 6 futbollistë të tjerë. Bëhet fjalë për emra si Rashica, Shala, Kryeziu, Kololli, Paçarada e Rashani, pjesa më e madhe e të cilëve kanë veshur thuajse gjithmonë fanellën e titullarit te “Dardanët”, por nuk janë lejuar nga klubet përkatëse që të udhëtojnë drejt Kosovës, për shkak të situatës me COVID-19.

KOSOVA:


GREQIA: