Kosova vjen serish me një bilanc të rënduar ditor të viktimave të koronavirusit me shtatë pacientë që e kanë humbur betejën me sëmundjen dhe me 71 raste të reja pozitive. Sipas njoftimit të institutit kombëtar të shëndetit publik, janë kryer gjithsej 612 testime 24 orët e shkuara prej të cilëve 71 kanë rezultuar pozitivë.

Këto shifra të fundit e çojnë bilancin total të të prekurve nga koronavirusi në kosovë në 14637 dhe atë të v ik ti mave në 596. 24 orët e shkuara ndërkohë janë shëruar 163 pacientë ndërsa rastet aktive në vend janë 2606. Në Maqedoninë e Veriut ndërkohë janë regjistruar 24 orët e fundit dy vi kt i ma dhe 98 të infektuar nga 1253 testime të kryera. Sipas ministrisë së shëndetësisë, vi kt im at janë nga Ohri dhe Radovishi, të moshës 54 dhe 51 vjeç. Numri total i v ik ti mave në Maqedoninë e Veriut arrin kështu në 648 ndërsa ai i infektimeve që nga fillimi i pandemisë 15791.

Të shëruarit në total janë 13184 dhe rastet aktive 1959. Ndërkohë, për shkak të mosmbajtjes së maskave mbrojtëse, gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosur 517 gjoba.