Moncef Slaoui, kreu i ekipit së qeverisë amerikane që po zhvillon një vaksinë kundër COVID-19, tha se “jemi shumë afër” një vaksine kundër virusit.
“Ne jemi shumë afër”, tha Slaoui të hënën në CNBC. “Në fakt, ky është një program i pashembullt”, pohoi ai. Në Shtetet e Bashkuara, ka tre vaksina në provat e fazës së tretë dhe një e katërt është planifikuar të fillojë shumë shpejt, tha Slaoui. Dy nga provat e fazës së tretë në SHBA kanë rekrutuar pothuajse plotësisht numrat e paraqitur në planet e tyre origjinale, raporton CNN.
“Në të vërtetë, leximi i këtyre tri fazave është 50 për qind e përgjigjes së pyetjes. Kur do lexojmë efikasitetin? Kjo do të ndodhë diku midis tetorit dhe dhjetorit, janarit. Sa më gjatë të presim, aq më shumë ka të ngjarë të ndodh”, tha ai. Arsyeja që nuk dihet dhe nuk mund të parashikohet është sepse varet nga numri i rasteve në studim, tha ai.
SHBA po investon deri në 25 objekte të ndryshme prodhuese në Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar në prodhimin e gjashtë vaksinave që po mbështeten nga Operacioni Warp Speed. Një numër i vogël dozash të vaksinës janë duke u grumbulluar dhe pritet të jenë në dispozicion në nëntor dhe dhjetor.