Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu sot shqetësimin e saj në lidhje me situatën e pandemisë së COVID-19 në Republikën Çeke dhe reduktimin e planifikuar të qeverisë për gjurmimin e kontakteve. Reagimi i organizatës shëndetësore të Kombeve të Bashkuara vjen si përgjigje ndaj komenteve të kryeministrit Andrej Babis, i cili sugjeroi gjurmimin e zinxhirëve të infeksionit vetëm në rastet me simptoma të rënda.
Pas deklaratës së OBSH, Kryeministri Babis i kërkoi Organizatës që të mbajë gojën mbyllur. “Unë sapo kam lexuar atë që ka deklaruar OBSH. E njëjta organizatë nuk rekomandonte maska për fytyrën dhe as që e dinte që kjo ishte një pandemi. Sipas medimit tim, ata duhet të mbajnë gojën mbyllur. Ne po bëjmë më të mirën.” Numrat e infeksioneve në Republikën Çeke kanë arritur nivele rekord në ditët e fundit, me 563 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.