Në një intervistë të gjatë, Toni Kroos ka folur për karrierën e tij, trajnerin Zinedine Zidane dhe superyllin e Barcelonës, Lionel Messi. Edhe pse të gjitha klubet do ta dëshironin në skuadër argjentinasin, mesfushori gjerman kishte befasuar ditë më parë duke thënë se nuk priste të ndodhë diçka e tillë. Ndërsa në intervistën më të re, të transmetuar nga TyC, ai ka sqaruar se pse nuk mund të ndodhë diçka e tillë (tashmë kur Messi është zotuar se do të mbetet në Camp Nou).

I pyetur nëse Reali do ta dëshironte argjentinasin, Kroos është përgjigjur duke qeshur: “Nuk besoj”. “Nuk mendoj se ai do të dëshironte të vijë. Por, ky qëndrim është i dyanshëm, meqë edhe ai nuk dëshiron të vijë te Reali (as Madrid nuk e dëshiron atë)”. “Për këtë arsye, mendoj se diçka e këtillë nuk mund të ndodhë”, është shprehur futbollisti gjerman.