Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Open” ka folur për pandeminë e koronavirusit. E pyetur nëse vazhdon të jetë mosbesuese ndaj pandemisë që ka shkaktuar mijëra viktima në mbarë botën, Kryemadhi tha se beson se ka virus, por nuk është asgjë me tepër se gripi i zakonshëm.

Ajo u shprehur se COVID-19 thjesht po “fryhet” për qëllime politike. Vazhdoni të mos besoni tek COVID-19?

Monika Kryemadhi: Po, sigurisht! Është virus laburatorik, është fabrikuar për arsye politike.

Lani duart thonë! Është njësoj sikur t’i thuash njerëzve mos bëni dashuri se ka SIDA vërdallë. Mos bëni marr ëdhënie me këdo, por me atë që dashuroni.