Qytetarët amerikanë zotërojnë një prej pasaportave më të fuqishmë në botë por gjatë pandemisë SHBA u kufizua më shumë se çdo shtet tjetër. Shpërthimi i rasteve dhe viktimave ndaj COVID-19 bëri që bota të izolonte SHBA-në nga frika e përhapjes së virusit, dhe madje edhe sot e kësaj dite vetëm në 9 vende amerikanët mund të udhëtojnë si turistë pa kushte.
Shqipëria qëndron në krye të listës të vendeve që mirëpresin amerikanët pa një test COVID-19 apo karantinim të detyruar. CNN shkruan se në Shqipëri një amerikan nuk është i detyruar të testohet ndaj COVID-19 nëse nuk ka simptoma, teksa mund të presë vetëm një shyqrtim shëndetësor. Po ashtu Bjellorusia dhe Brazili kanë hapur portat për amerikanët. Në rajon përpos Shqipërisë amerikanët mund të udhëtojnë lirshëm në Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Turqi. Teksa edhe Meksika, Zambia me Republikën Domenikane i mirëpresin amerikanët pa kushte.