Qendërmbrojtësi shqiptar pritet të nënshkruajë kontratë afatgjate këtë javë me klubin “Giallorossi”, ndërsa rrota e tij pritet të jetë 1,5 milionë euro në vit. Tashmë është gjithçka e qartë: Marash Kumbulla do ta vazhdojë karrierën në Romë. Qendërmbrojtësi shqiptar pritet të arrijë sot në kryeqytetin italian, ndërsa zyrtarizimi i transferimit të tij nga Verona pritet të ndodhë gjatë kësaj jave.
20 vjeçari më parë kërkohej nga Juventusi dhe Interi, por në fund ai do ta veshë fanellën e Romës, e cila insistoi më së shumti për shërbimet e tij. Mbrojtësi stabil pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Romën dhe do të paguhet 1,5 milionë euro në vit, njoftojnë mediat italiane. Ende nuk është bërë saktësisht e ditur se sa para do t’i kushtojë Kumbulla Romës.