I ftuar ne emisionin e Rudina Magjistarit ne Tv Klan, kryebashkiaku Erion Veliaj kurorëzoi në martesë edhe një çift të ri. Sigurisht, ai nuk ngurroi t’i jape edhe disa këshilla të vyera dhëndrit të ri.
“Në martesë burri dhe gruaja përfitojnë të njëjtat të drejta, por edhe marrin përsipër të njëjtat detyrime. Kështu që, Armando, tani fillo hekuros, bëj pazarin, laj pjatat, merr pluhurat. Që te mos thonë që çunat janë zdromsa, ne duhet t’i bëjmë këto gjëra që të fitojmë reputacion, jo vetëm gocat”, ishte këshilla e Veliajt, ku nuk munguan as të qeshurat, por edhe sikleti i dhëndrit për detyrimet e reja si bashkëshort.