Dritan Abazoviç, shqiptari i Malit të Zi i cili arriti rezultate të habitshme në zgjedhjet atje është kritikuar nga shqiptarët lidhur me deklaratën e tij se nëna e Skënderbeut ishte serbe. Pavarësisht se kërkoi falje për këtë deklarata të keqinterpretuar sipas tij, Abazoviç humbi mjaft pikë mes shqiptarëve.
Nga profilet e rrjeteve sociale të tij shihet se ai është një ndjekës i ministres Elisa Spiropali nga politika shqiptare. Më herët Abazoviç ka qenë në grupimin Mali i Zi, pozitiv, por pas përçarjes së partisë u largua prej andej. Gjatë kohës kur ka qenë deputet, Dritan Abazovic ishte një nga zërat e fortë opozitarë kundër qeverisë së Gjukanoviç. Natyrën e tij aspak nacionaliste, politikani i ri e ka ndërtuar mbi deklarime politike mbi etnitë. Ai flet shumë mirë gjuhën shqipe.