Shumë shpejt, pritjes së ëmbël do t’i vijë fundi dhe Sara Hoxha e Ledri Vula do të bëhen prindër për herë të parë. Sara do të sjellë në jetë një vogëlushe, e cila ende pa lindur ka ndryshuar botëkuptimin e prindërve të saj. Siç na ka treguar nga fillim i kësaj periudhe e vijon ende të na tregojë, shtatzënia ka bërë që Sara të ketë një uri të paparë dhe këtë nuk ngurron ta ndajë dhe me ndjekësit.

Kështu, ajo sot na ka treguar ushqimin e preferuar të saj dhe të bebushes, dhe janë pikërisht ushqimet “Fast Food”. Në një foto të publikuar në Instastory, Sara shihet teksa shijon një burger me patate, teksa ka shkruar:

Bebi e do, jo unë “Fast Food-et” nuk janë shumë të këshillueshme, por sigurisht nëse gjendet një balancë, duke përbën asnjë problem dhe jemi të sigurtë se Sara është tejet e kujdesshme nga kjo anë.

Disa kohë më parë, ajo tregoi se ka shqetësime si të gjithë femrat e tjera shtatzënë dhe se kjo periudhë nuk është aq e lehtë për të, sa dukket. Mesi me keputi fare (ndonjehere mezi eci dhe cohem nga krevati), per analizat mos me fol se stresi dhe qefi me i madh aty qenkan bashke, vape sa te duash… por nuk i kap aparati fotografik keto edhe ska pse. Bejme foto per qef jo per hall. Te uroj shtatezani sa me te lehte.