Aktorja e njohur gjermane Meryem Uzerli, u bë tepër e famshme për publikun shqiptar me rolin e saj si “Sulltanesha Hyrrem” në serialin turk “Sulejmani i madhërishëm”. Bukuroshja kokëkuqe është kthyer në një ndër aktoret e preferuara të vendit dhe së fundmi befasoi fansat e saj me lajmin e bukur! Meryem do të bëhet nënë për herë të dytë dhe është në muajin e pestë të pritjes së ëmbël. Këtë lajm ajo e dha në një intervistë për revistën “Zamazingo”, duke zbuluar edhe gjininë e bebushit. Aktorja do të sjellë në jetë një tjetër vajzë, pas vajzës së saj të parë 7-vjeçare e cila quhet Lara.

Por, kush është mashkulli misterioz që do ta bëjë nënë për herë të dytë? Megjithëse e ka ruajtur hermetike jetën e saj private, “Hyrrem” ka folur së fundmi për babanë e fëmijës. Gjatë një interviste së fundmi, aktorja ka treguar se partneri është amerikan dhe është zhvendosur në Gjermani për të jetuar me të dhe vajzën e saj. “Nuk jam vetëm. Kam dikë special në jetën time. Ai është amerikan. U zhvendos në Gjermani për mua dhe Laran”- rrëfeu Meryem. Ajo sqaroi se mashkulli që i ka vjedhur zemrën nuk e dinte që aktorja ishte e famshme në Turqi, ndërsa këtë detaj e mësoi më vonë.

E pyetur nëse ndihet gati të martohet, “Hyrrem” u përgjigj:“Jemi në vitin e koronës. Nuk kam ëndërruar një dasmë me maska. Të shohim ç’do ndodhë”  Foshnja e saj do të vijë në jetë në muajin janar, ndërsa aktorja ka rrëfyer më herët se vajza e saj, Lara, dëshironte prej kohësh një motër.