Alex Lacazette ka konfirmuar se ai dëshiron që të qëndrojë në Arsenal Sul muesi është lidhur me një largim nga Emirates këtë sezon, por që në fillim të tij ai ka shënuar gol. Lacazette shënoi golin e parë të Arsenalit pasi që u gjend mirë në zonë pas goditjes se Willian për të shënuar golin e parë dhe hyrë në histori si një prej sulmuesve të rralë që shënon në fillim të sezonit për skuadrën e tij.

Lacazette shënoi në minutën e 9 të ndeshjes kundër Fulham. “Jam më të vërtetë i lumtur. Është vetëm shtypi i cili thotë se unë jam i palumtur dhe dëshiroj të largohem. Për mua, nga fillimi, mund të them se jam i lumtur që jam në Arsenal dhe ‘dëshiroj që të luajë dhe të fitoj tituj, e fituam një titull muajin e kaluar, kështu që jam i lumtur që jam në Arsenal”, ka thënë ai.