Banka Qendrore Europiane (BQE) po vlerëson nëse do të prezantojë një euro dixhitale dhe do t’i ndajë përfundimet e task forcës përpara nisjes së një këshillimi publik, tha presidentja e saj, Christine Lagarde.
“Eurosistemi deri më tani nuk ka marrë një vendim, nëse do të prezantojë një euro dixhitale, por, si shumë banka të tjera qendrore në të gjithë botën, ne jemi duke eksploruar përfitimet, rreziqet dhe sfidat operacionale për ta bërë këtë”, tha ajo në një konferencë në internet.
“Në epokën dixhitale, risia në pagesa na mundëson të ndërveprojmë në mënyra më të lehta, më të shpejta dhe më të lira”, shtoi kreu i institucionit financiar.
Lagarde theksoi se këto përpjekje ishin një dëshmi e gatishmërisë së BQE-së për të përballuar transformimin e vazhdueshëm dixhital në pagesat me pakicë, që nuk ndjek domosdoshmërisht një rrugë lineare.