Lazio e ka mundur me rezultat 0-2 Cagliarin në udhëtim duke arkëtuar kështu pikët e para në Serie A. Lazzari shënoi për Lazzion në minutën e 4 kurse rezultatin përfundimtar e vendosi Immobile në minutën e 74-të Lazio ka arkëtuar tri pikët e para në Serie A duke e mposhtur Cagliarin me rezultat 0-2. Skuadra e re e Vedat Muriqit e ka nisur mirë sezonin në Serie A pasi që ka fituar me rezultat 0-2.

Lazio ishte shumë më e mirë në këtë takim duke kaluar në epërsi që në minutën e katër të takimit me anë të Lazzarit. Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat derisa edhe në pjesën e dytë Lazio e menaxhoi shumë mirë ndeshjen dhe erdhi edhe të goli i dytë. Ishte ylli i kësaj skuadre, Ciro Immobile që shënoi në minutën e 74-të për të arritur të fitorja e parë për këtë sezon.

Kujtojmë se Lazio nuk kishte luajtur në xhiron e parë dhe kjo ndeshje është e xhiros së dytë në Serie A. Muriqi nuk ka qenë as në stol të skuadrës pasi që gjiganti i sulmit kosovar u testua pozitiv me Covid-19 në Stamboll para se të kthehet në Romë për të vazhduar stërvitjet me skuadrën.