Më shumë se 1 mijë të moshuar e kanë përfituar ndërhyrjen në sy dhe lentet falas në gjysmën e parë të vitit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në profilin e saj në Facebook thotë se janë 1074 qytetarë që kanë përfituar falas ndërhyrje në sy dhe lentet në 6-mujorin e parë të vitit 2020.

Nga janari 2019 janë 3,837 qytetarë që kryen vendosjen e lentes falas duke i kursyer çdo familje 350 dollarë për ndërhyrje, që më parë i paguanin nga xhepi. Në vitin 2019 paketa e kataraktës u shtri në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe në Spitalet Rajonale të Vlorë, Fierit dhe Elbasanit Në vitin 2020 kjo paketë është shtrirë në Spitalin Universitar të Traumës dhe në Spitalin Rajonal të Durrësit duke u mundësuar qytetarëvë ta marrin këtë shërbim afër vendbanimit, pa pasur nevojë të vijnë në Tiranë siç ndodhte më parë.