Liderët e Bashkimit Europian firmosën sot këstin e parë prej 100 miliardë eurosh të një fondi kredie për skemat kombëtare të punës me kohë të shkurtuar, që synon frenimin e ndikimit të pandemisë së COVID-19 në tregun e punës. “Gjashtëmbëdhjetë shtete anëtare do të marrin tani 87,4 miliardë euro mbështetje financiare”, thanë ata në një njoftim për shtyp.
Pjesa më e madhe i shkon Italisë me 27,4 miliardë euro, e ndjekur nga Spanja me 21,3 miliardë euro dhe Polonia me 11,2 miliardë euro. Fondi është një nga tre instrumentet e përkohshme, me vlerë deri në 540 miliardë euro në total, i dakorduar nga Blloku në prill, si një përgjigje e parë fiskale ndaj efekteve ekonomike të masave të përhapura të kontrollit.