Nuk e dimë mënyrën si, por Loredana Zefi tregoi mbrëmjen e kaluar se i rregulloi marrëdhëniet me zviceranen Petra Valais. Ajo publikoi një foto të datës 01.09.2020, nga një “video call” me zonjën në fjalë, teksa shfaqeshin duke buzëqeshur.


Sakaq, në rrjet po qarkullon edhe një video nga takimi i Loredanës me Petrën në një restorant, ku shihen duke folur e buzëqeshur . Pavarësisht këtyre postimeve, ndjekësit ende besojnë se ka diçka që nuk shkon në këtë histori.

Në postimin e Loredanës në Instagram kanë vërshuar komentet kundër saj, ku ndjekësit shprehen se Loredana ende “po mashtron” për gjithçka që ka ndodhur. Ata besojnë se reperja e ka paguar zonjën Petra që të heshtë për të mos i prishur më shumë imazhin, ndërsa të tjerë shprehen se ato po shtiren.

“Ajo që ke bërë nuk harrohet”- janë fjalët që i drejtohen Loredanës, ndërsa të tjerë kanë vazhduar me fushatën #stillboycottloredana.

Kujtojmë se Loredana u ak uzua se i ka zhv atur 700,00 franga çiftit Valais, të cilët thanë se 24-vjeçarja është shtirur si “Anna Landmann”, një vajzë e e avokatit të Zyrihut, Valentin Landmann. Çështja u bë publike vitin e kaluar, pasi shtëpia e Loredanës u bastis nga autoritet dhe llogaria saj bankare u bllokua. Në një konferencë shtypi të mbajtur në Prishtinë në maj 2019, ajo paraqiti pikëpamjen e saj për këtë çështje, duke thënë se : “ Unë jam e pastër. Paratë më janë dhënë vullnetarisht, nuk ka kërcënim, as ka qenë mashtrim.”

Zvicerianët në fillim të korrikut kanë dhënë një interviste për “20 Minuten”, ku janë shprehur se të ardhurat e saj që prej asaj kohe janë përkeqësuar ndjeshëm. Petra dhe bashkëshorti i saj pretendojnë se kanë humbur një total prej 655,000 eurosh, duke e patur të pamundur të paguajnë shpenzimet edhe për funeralin e të ëmës. Këto të fundit sipas tyre shkonin dikur tek 3700 euro dhe çifti është shprehur se nuk kishte të paguante, pasi nuk ka patur asnjë lloj kursimi.