Pas një zhdu kjeje tepër produktive nga rrjetet sociale dhe teksa të gjithë mendonin se fushtata #BoycottLoredana do t’i prishte punë reperes, ajo u rikthye më fuqishëm se kurrë! Loredana na prezantoi me albumin e saj të ri të titulluar “Medusa”, solli një bashkëpunim me emrin “Checka” dhe gjithashtu bëri paqe me zonjën Petra, zviceranen që e nxorri përpara ligjit.

Heshtja e Loredanës gjatë kësaj periudhe s’ka qenë asgjë tjetër veçse mbledhje energjie, për t’u rikthyer më fuqishëm se kurrë dhe për t’i treguar të gjithëve ç’vend meriton. Reperja u kthye për të marrë fronin e saj dhe tashmë po bën sërish namin në Gjermani! Siç ka treguar edhe vetë në llogarinë e saj në Instagram, bashkëpunimi i saj i ri me Delara-n është ndër këngët më të pëlqyera dhe ka lënë pas shumë të tjera.

Në listën e më të dëgjuarave, “Checka” renditet e dyta dhe ky është një super sukses për reperen, e cila duhet se “po fiton” edhe në jetën private. Prej disa ditësh përflitet se ajo dhe Mozzik janë rikthyer së bashku dhe ne kemi fakte për këtë!