Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, ka këshilluar Julian Draxler që të largohet nga Paris Saint-Germain, ku aktivizohet me pikatore nga trajneri Tuchel.

“Është në një moshë që duhet të luajë rregullisht”, ka thënë Low para ndeshjes së Nations League me Zvicrën. “Pyetja është nëse PSG do ta lërë të largohet”.