Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën PCR të 545 mostrave për koronavirusin. Një total prej 116 rastesh të reja pozitive të infeksionit u regjistruan në laboratorët e Institutit dhe laboratorëve të tjerë në vend që kryejnë diagnostikimin PCR për COVID-19, raporton media Vijesti.

Asnjë vd ekje nuk është raportuar që nga raportimi i fundit. Numri i përgjithshëm i vd ek j eve të lidhura me infeksionin COVID-19 që nga fillimi i qershorit është 149 dhe që nga fillimi i vitit, 158. Në 24 orët e fundit, 88 pacientë janë shëruar gjersa numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Mal të Zi është 3 699.

Që nga fillimi i vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit me koronavirus në Mal të Zi është 10 313.