Rei Manaj nuk ka më vend te Barcelona B dhe për sul muesin e Kombëtares kanë nisur interesime nga Greqia dhe Turqia. Të dyja elitat e futbollit kanë skuadra që janë të interesuara për shërbimet e sulmuesit kuqezi. Në Turqi, Manaj do të bëhej i treti nga sul muesit e Kombëtares që do të ishte pjesë e Superligës turke. Nga ana tjetër, në Greqi, Manajn e pret qendërmbrojtësi i Kombëtares, Enea Mihaj.
MERKATO
Sulmuesi i Kombëtares nuk është përfshirë në skuadrën katalanase e cila po zhvillon një turne stërvitor. Sulmuesit kuqezi i është komunikuar fakti që nuk është më pjesë e listës dhe drejtuesit i kanë bërë me dije që emri i tij është mes atyre që nuk kanë qenë brenda pritshmërive në sezonin e fundit. Teksa më herët është lakuar se për të ka skuadra të Ligës së Dytë spanjolle që janë interesuar, së fundmi nga mediat spanjolle është bërë me dije se për sulmuesin kuqezi Greqia mund të jetë destinacioni i ri. PAOK shihet si ekipi i interesuar i cili kërkon që të afrojë në skuadër 23-vjeçarin.
TURQIA
Si për ta bërë vërtet një “luftë” greko-turke, për Manajn është Kasimpasha e interesuar që të mund ta afrojë në ekip. Teksa Turqia po bëhet një oaz për lojtarët nga të gjitha vendet, duket se Manaj mund të bëhet i treti sulmues i Kombëtares A që bëhet pjesë e elitës, pas Cikalleshit te Koniaspor dhe Sadikut tek Erzurumspor.
Manaj iu bashkua Barcelonës B në janar të këtij viti, me të cilën ka zhvilluar 9 ndeshje, të gjitha si titullar, ku edhe ka gjetur rrugën e rrjetës dy herë. Manaj më parë luajti tek Albasete, sërish në Ligën e Dytë spanjolle, ku në një sezon e gjysmë shënoi nëntë herë. Tani mbetet për t’u parë se cila prej ekipeve apo kampionateve do të arrijë që ta bindë sulmuesin dhe të gjejë akord me Barcelonën B.