Manchester Unitedi i ka bërë ofertë Barcelonës për sulmuesin anësor Ousmane Dembele, pasi i dështoi blerja e Jadon Sanchos nga Borussia Dortmundi. Përfaqësuesi i Francës Dembele i ka edhe dy vjet të mbetura në marrëveshjen e tanishme me Barcelonën dhe është në treg me çmim 100 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Sipas Daily Record, Manchester Unitedi ka biseduar me gjigantin katalonas për shërbimet e tij, por është i gatshëm vetëm për marrëveshje huazimi për të. Por, Barça parapëlqen ta shesë francezin e jo ta huajë, për shkak të ndikimit të koronavirusit në gjendjen financiare të klubit. Barça dhe Unitedi kanë biseduar për 23-vjeçarin, ku i kanë bërë të qarta qëndrimet e veta rreth tij.