Anëtari i Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve të PD për zgjedhjet e 25 prillit, Mark Marku u pyet nga gazetarja e Report Tv se çfarë mendonte për kritikat e ish- Krye parlamentares Jozefina Topalli për kreun e PD-së Lulzim Bashën.Marku tha se e vlerëson Topallin për kontributin në PD, por sipas tij me përvojën që ajo ka nuk duhet ti bënte ato deklarata.”Personalisht se qëllimin kritik të kujdo e vlerësoj, në këtë kuadër s’kam si mos vlerësoj kritikat që vijnë kundër kujdo. Qoftë edhe ndaj Bashës.Për rastin e zonjës Topalli, por edhe të pjesës tjetër të kritikave. unë mendoj që ëhstë një marrëdhënie politike mes Bashës dhe Topallit dhe dashur të hyj në marrëdhënien e tyre.E para unë mendoj që, normalisht që e vlerësoj zonjën Topalli për të gjithë atë çfarë ka përfaqësuar deri tani në Partinë Demokratike, por edhe përtej në kuptimin një grua dinjitoze që ka ndjekur karrierën e vetë, nga Shkodra, me një familje të persekutua..
E kam vlerësuar përherë zonjën Topalli dhe mendoj që për vlerat që përfaqësonte i takonte ai rol në Partinë Demokratike. Po çfarë do t’u thoja unë kritikave të kritikëve të Bashës. Nëse ata ia lejojnë vetes të jenë kritik ndaj Bashës, duhet të na lejojnë edhe ne të jemi. Ajo që kërkon zonja Topalli që po nuk iku kryetari i Bashkisë, mendoj që është jopolitike në vetvete. Me përvojën që ka nuk do të duhej t’a bënte. Pra, një parti nuk mund të vihet para alternativës, ose ky ky ose unë.Ideja është se ajo çfarë kërkon zonja Topalli për ikjen e kryetarit të PD-së, është jo politike”, tha Marku.Sipas tij, kryetari i PD-së kishte marrë një parti të shkatërruar dhe duke pasur parasysh se disa persona nuk e pranonin lidershipin e tij, Basha nuk ka pasur mundësi që ta tregojë veten.”Basha nuk ka pasur mundësi të tregojë veten, se ka marrë një parti të shkatërruar, me njerëz që nuk e pranonin lidershipin e Bashës. Unë i kuptoj si Astrit Patozin, si të ndjerin Sokol Olldashi që normalisht brenda partisë do kishte pakënaqësi. Pra Basha nuk ka pasur mundësi që të tregojë veten”, tha Marku.