Përfaqësuesja e OBSh-së për Shqipërinë, Dr. Bettina Menne, ka zhvilluar sot një takim me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me të cilën ka diskutuar për marrjen e masave të strategjisë së vjeshtës dhe dimrit për koronavirusin. Në një mesazh në faqen e ‘Facebook’ të OBSH në Shqipëri thuhet se “Partneriteti ndërmjet OBSh-së dhe autoriteteve drejtuese të shëndetit në vend është pikë kyçe e zbatimit të politikave dhe planeve strategjike të veprimit për përballimin e pandemisë së koronavirusit”.
Mesazhi i plotë:
Përfaqësuesja e OBSh-së për Shqipërinë, Dr. Bettina Menne në një takim shumë të frytshëm me Znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke diskutuar për marrjen e masave të strategjisë së vjeshtës dhe dimrit për #COVID19. Partneriteti ndërmjet OBSh-së dhe autoriteteve drejtuese të shëndetit në vend është pikë kyçe e zbatimit të politikave dhe planeve strategjike të veprimit për përballimin e pandemisë së koronavirusit. Së bashku mund ta luftojmë dhe ta mundim COVID-19!