Sot binjakët tuaj të preferuar kanë festë. Romeo dhe Donaldi festojnë ditëlindjen dhe bëjnë 25 vjeç. Në rrjetet sociale kanë vërshuar urime të shumta për ta, teksa ai që na tërhoqi vëmendje është urimi i Jonidës. Këngëtarja ka ndarë një video të tyre në Instastory, ku shihen teksa përqafohen dhe krah saj ka shkruar: Dashuri u bëfshi 100 vjeç dhe qofshi përherë bashkë e të lumtur kështu si sot!

Romeo dhe Donald Veshaj do ktheheshin shumë shpejt në vëllezërit dhe dy prej figurava më të dashura të televizioneve shqiptare. Ata u bënë të njohur për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes së tyre në “Al Pazar”.