Debutim ëndrrash për Leroy Sane. I transferuari nga Manchester City, ka shënuar gol dhe ka asistuar dy herë në ndeshjen e parë me fanellën e Bayern Munich, që e mposhti 8-0 Schalken. Ai është i lumtur me fitoren e parë në Bundesliga, derisa i vjen keq për humbjen e thellë që pësoi ish skuadra e tij.

“U ndjeva shumë mirë në fushë me djemtë. Ishte një ditë shumë e mirë. Jam plotësisht i qetë dhe e dija se do të funksionoj më së miri me ekipin. Të gjithë ishin të uritur për gola. Të gjithë, thjesht donin të sulmonin dhe të shënonin”, u shpreh Sane.

“Sigurisht, unë isha te Schalke për një kohë të gjatë. Të pësosh një humbje të tillë në fillim të sezonit është mjaft dekurajuese. Sigurisht që më vjen keq pak”.