DUESSELDORF, GERMANY - AUGUST 09: In this handout image provided by UEFA Antonio Conte, Manager of Inter Milan speaks to the media during a press conference ahead of their UEFA Europa League Quarter Final match against Bayer 04 Leverkusen at Merkur Spiel-Arena on August 09, 2020 in Duesseldorf, Germany. (Photo by UEFA - Handout/UEFA via Getty Images)

“Frenat” e merkatos zikaltër kësaj vere i ka marrë tërësisht në duar Antonio Conte. Ky i fundit po e pret “kostumin” e skuadrës që drejton, për sezonin e ri, sipas dëshirës dhe filozofisë së tij. Pikërisht këtë gjë kishte kërkuar me forcë, edhe pse jo publikisht, përmes shpërthimeve të herë pas hershme gjatë sezonit të kaluar. Takimi i para disa javëve me presidentin e Interit ia ka dhënë këtë të drejtë. Ama, edhe përgjegjësia për dështimin është tërësisht e tija.

Ish-trajneri i kombëtares së Italisë është ambicioz, kjo gjë dihet, kërkon të fitojë patjetër. Për këtë ka shpenzuar shumë, edhe kësaj vere, duke bërë një “lavazh” të grupit të lojtarëve që kishte në dispozicion. Kishte prej tyre që ishin zgjedhje të Marotta, por nuk bënin për skemat e trajnerit zikaltër. Tashmë, mund të thuhet me plot gojën se Interi ka dy formacione dinjitoze për të konkurruar Juventusin në garën e titullit në Serie A, por edhe të tjerët në kompeticionet europiane.

Në pritje të ndonjë përforcimi të fundit, sikurse mund të jetë Darmian, trajneri Conte nuk ka më justifikime. Për secilin rol, sikurse bëjnë me dije sot mediat italiane, përmes grafikut të mëposhtëm, ai ka më së paku nga dy lojtarë të spikatur për çdo rol.