Kryeministri Rama është duke zhvilluar një mbledhje online me krerët e Drejtorive të Arsimit në vend, të cilëve po u jep dhe udhëzimet e fundit, para nisjes së vitit të ri shkollor.

Në fjalën e tij kryeministri Rama u shpreh se fëmijët nuk janë imunë ndaj virusit dhe ndaj duhet patur shumë kujdes në respektimin e masave, ndërsa ky vit është viti më i vështirë shkollor.

Sa i takon kryerjes së mësimit fillimisht Rama u shpreh se në klasa nuk do të ketë më shumë se 20 nxënës, ndërsa mësimi do të bëhet deri në 3 turne në shkollat me shumë nxënës dhe mësim rreth 30 minuta.

“Është sfida më e madhe për t’u kapërcyer në këtë vit shkollor, duke pasur parasysh se çfarë rëndësie madhore ka shëndeti i të gjithëve dhe duke pasur parasysh që fëmijët nuk janë të imunizuar plotësisht nga ky virus dhe pavarësisht faktit që marrja e virusit nga ata është më pak e rrezikshme, sesa për më të mëdhenjtë, zinxhiri i transmetimit nuk ndërpritet aty. Udhëzuesin jo vetëm duhet ta mbani mirë parasysh në çdo paragraf të tij, por duhet ta mishëroni ju të parët. Funksionimi i shkollës, do të jetë ndryshe nga vitet e tjera dhe do të funksinojnë deri në 3 turne. 1997 shkolla kanë 1 turn, 472 me 2 turne, 183 shkolla kanë tre nënturne. Në klasa në mënyrë absolute duhen respektuar rezultat dhe nuk duhet të ketë më shumë se 20 nxënës. për ato me mësim të kombinuar klasat do zhvillohen një herë në ambient dhe një herë online dhe do të vlerësohen vetëm në shkollë”, shprehet Rama.