Telenovela ‘Messi’ i takon të kaluarës. Lionel Messi vërtet deshi të largohet nga Barcelona, por 33-vjeçari nuk i bëri mirë llogaritjet dhe mbeti në Barceloonë. Ai u zotua se do të jap më të mirën si gjithmonë dhe tashmë ka nisur edhe përgatitjet për sezonin e ri. Për herë të parë, që prej se paralajmëroi për largimin, Leo është parë në stërvitje.
Ai ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, sezon që mund të jetë interesant për gjithçka që ndodhi gjatë verës dhe me ardhjen e trajnerit të ri, Ronald Koeman.