Ylli i Arsenalit, Mesut Ozil, e ka lënë Lionel Messin jashtë ekipit të ëndrrave, derisa e ka përfshirë vetëm një bashkëlojtarë nga klubi londinez në të. Mesfushori sulmuesi mori pjesë në një sesion pyetje dhe përgjigje me tifozët të mërkurën dhe u pyet se cilët lojtarë do të kishin vend në formacionin e ëndrrave të tij.
Ish-përfaqësuesi i Gjermanisë natyrisht e zgjodhi një 11-she me plot ish-bashkëlojtar te Real Madridi, 11 prej të cilëve kanë luajtur përkrah tij në Santiago Bernabeu. Dy të tjerë, Jerome Boateng dhe Philipp Lahm, ishin shokë të moçëm në ekipin kombëtar gjerman, derisa vetëm një lojtar, Santi Cazorla, luajti me të në Arsenal.
Iker Casillas është zgjidhja e tij në portë, ndërsa vija e mbrojtjes duket kështu; Boateng, Lahm, Sergio Ramos dhe Marcelo. Në mesfushë, Ozil i zgjodhi Cazorlan dhe Xabi Alonson, ndërsa para tyre ai i rreshtoi Cristiano Ronaldon, Kakan dhe Angel Di Marian. Në su lm ai e vendosi Karim Benzeman.